“Do punoni në parajsën shqiptare të turizmit”, detaje nga operacionit ku u godit rrjeti i prostitucionit në Tiranë, ja kush ishte koka

“Do punoni në parajsën shqiptare të turizmit”, detaje nga operacionit ku u godit rrjeti i prostitucionit në Tiranë, ja kush ishte koka

A2 CNN ka siguruar detaje nga operacionit ku u godit rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Burime bëjnë me dije se grupi bazën e kishte në një hotel mes kryeqytetit pranë zonës së njohur si “Tregu Çam”.

Koka e grupit në Shqipëri është kolumbiani Lukas Giraldo Bentacur, ndërsa babi i tij Giraldo Bentacur është koka e grupit për gjithë Evropën, ai drejtonte disa rrjete prostitucioni në shumë vende të Evropës, dhe njihet si një nga personazhet më të njohur të krimit në Kolumbi.


Për arrestimin e tij në Kolumbi kanë shkuar edhe oficerë nga Policia shqiptare, të cilët kanë kryer arrestimin e tij në bashkëpunim me policinë kolumbiane. Një grup nga policia shqiptare zv. Drejtori i Policisë së Tiranës dhe shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve dhe prokurori i çështjes ndodhen në Medelin pasi morën pjesë në finalizimin e operacionit.

Grupi në Kolumbi vajzat atje i merrni dhe i thoshin që do i çonin në Shqipëri për punësim me paga të larta duke ia paraqitur Shqipërinë si një ishull të bukur ku do të punonin në turizëm dhe kur vinin në vendin tonë i gjenin edhe banesat dhe më pas lidhjet e grupit këtu i detyronin të prostituonin. Në raste kur vajzat nuk i dërgonin lekët shkonin në banesat e familjarëve të tyre dhe i kërcënonin me jetë. /A2Cnn/Telegrafi/