“Është shumë vështirë, ka prej nesh që mezi po mbijetojmë. Fatura e rrymës që vjen, nuk e dimë si do t’ia dalim këtë muaj. Duhet të dalim me lyp hua për kreditë që i kemi”, kështu u shpreh një nga protestuesit, në emër të punëtorëve teknikë të QKUK-së që sot po mbajnë grevë para Administratës së këtij institucioni.
Me pankarta si “Ju luftoni për luks, ne për bukën e gojës” dhe “Greva vazhdon deri në garancion me shkrim për të gjithë punëtorët”, ata kërkuan rikthimin nën menaxhimin e QKUK-së dhe kushte më të dinjitetshme pune, transmeton Klankosova.tv.
Greva po zhvillohet nga Sindikata e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, të cilët paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave.
The post “Do dalim me lyp hua”, punëtorët teknikë të QKUK-së në grevë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.