Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeDjegia e stallës në Madanaj të Gjakovës, dëmi rreth 30 mijë euro

Djegia e stallës në Madanaj të Gjakovës, dëmi rreth 30 mijë euro

Një rast i zjarrvënies është raportuar pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në fshatin Madanaj të Gjakovës, ku një objekt është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, policia është njoftuar se një punëtori (kuzhinë verore) kishte marrë flakë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Ankuesja T. K ka deklaruar se derisa kishte dalë nga shtëpia, kishte vërejtur se objekti ishte përfshirë nga flakët.

Objekti në fjalë kishte dy hapësira, ku njëra shërbente si kuzhinë, ndërsa pjesa tjetër si stallë e kafshëve.

Si pasojë e zjarrit janë djegur dy dhoma të objektit, stalla e kafshëve dhe kulmi, ndërsa vlera e dëmit material vlerësohet rreth 30 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve, eksperti i zjarrit dhe ekipi i KEDS-it, të cilët kanë kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si “Zjarrvënie” dhe mbetet nën hetime.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT