“Djalli është këtu”, protesta masive në New York për shkak të fjalimit të Netanyahut në OKB

"Djalli është këtu", protesta masive në New York për shkak të fjalimit të Netanyahut në OKB

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mbante një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, protesta të mëdha pro-palestineze u organizuan në rrugët e New Yorkut.

Demonstruesit thanë në protesta se mijëra palestinezë në Gaza u vranë në sulmet e kryera.


Grupi, i cili i bëri thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump të mos e mbështeste Netanyahun, mbante pankarta me shkrimin “Djalli është këtu”, “Hiqni rrethimin”, “Gaza do të jetë e lirë” dhe “Arrestoni Netanyahun”, dhe shpesh brohoritnin “Gaza e lirë, Palestina e lirë”.

Siç raportohet, diplomatë të shumtë u larguan nga salla ndërsa Netanyahu filloi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Nga ana tjetër, gjatë fjalimit të tij, kryeministri izraelit mohoi hapur gjenocidin në Gaza dhe tha se të gjitha sulmet ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, të kryera nga ushtria izraelite, janë legjitime.

Fjalimi i Netanyahut në OKB u përcoll nga fishkëllimat. /Telegrafi/