Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeDjali sulmon nënën në Kaçanik, përfundon në mbajtje

Djali sulmon nënën në Kaçanik, përfundon në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në fshatin Llanishtë të Kaçanikut, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Ngjarja ka ndodhur më 3 mars 2026, rreth orës 13:00, ndërsa rasti është raportuar në polici rreth orës 13:30.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, viktima L.R. ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj, O. R.

Pas pranimit të informacionit, patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka kontaktuar me ankuesen. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF në Kaçanik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas procedurave fillestare, me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor – Dhunë në familje” dhe hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT