Djali kanos nënën në Malishevë, ushtron dhunë psikike ndaj saj

Foto ilustruese, dhunë në familje

Një burrë është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

The post Djali kanos nënën në Malishevë, ushtron dhunë psikike ndaj saj appeared first on Klan Kosova.