E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/djali-i-jakup-krasniqit-biseda-private-me-babane-per-perfshirje-ne-politike-sbarazohet-me-deklaratat-e-kurtit/Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë...

https://klankosova.tv/djali-i-jakup-krasniqit-biseda-private-me-babane-per-perfshirje-ne-politike-sbarazohet-me-deklaratat-e-kurtit/Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit – Klan Kosova

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinqertë me babanë e tij, Jakupin, rreth përfshirjes në politikë nuk mund të barazohet me deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ndikimin e supozuar të ish-liderëve të PDK-së.

Krasniqi tha se biseda me babanë e tij, Jakupin, mbetet komunikim familjar dhe personal, teksa tha se deklarata e Kurtit vetëm sa e forcon bindjen dhe përçon mesazhin se “ata duhet të vazhdojnë të mbesin në paraburgim duke u thirrur në një ndikim të supozuar politik, pa asnjë bazë”.

“Është e domosdoshme që përfaqësuesit institucionalë të tregojnë kujdes në deklaratat e tyre publike, sidomos kur ato ndikojnë drejtpërdrejt në proceset gjyqësore”.

“Në fund, duhet rikujtuar se Kuvendi i Kosovës u përket të gjithë përfaqësuesve të qytetarëve. Secili deputet ka të drejtë të votojë sipas bindjes së vet, pa presion dhe pa pengesa. Askush nuk ka të drejtë të uzurpojë fjalën e askujt as me forcë, as me arrogance”.

“Deputetët nuk janë aty për të përmbushur interesat personale të një individi apo të një partie, por për të përfaqësuar qytetarët e vendit”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, gjatë një interviste të djeshme akuzoi PDK-në duke thënë se ata shkojnë në Hagë shpesh për t’i vizituar dy ish-kryetarët, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, për të marrë instruksione politike.

The post Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT