E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeDjali 13-vjeçar nga Kosova po trajtohet për leukemi në Francë – familja...

Djali 13-vjeçar nga Kosova po trajtohet për leukemi në Francë – familja kërkon mbështetje financiare

Një djalë 13-vjeçar nga Kosova, me inicialet D.Sh., është diagnostikuar me leukemi dhe aktualisht po trajtohet në qytetin Nancy të Francës.

Fatmirësisht, spitali atje ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet mjekësore për trajtimin e tij. Megjithatë, familja e tij po përballet me vështirësi të mëdha financiare për të përballuar jetesën e përditshme në Francë.

Babai i të miturit, Idriz Shala, ka bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët vullnetmirë për të mbuluar shpenzimet jetësore që nuk mbulohen nga spitali – si ushqimi, akomodimi dhe transporti.

“Jemi shumë falënderues që djali po merr trajtimin që i nevojitet, por përballja me jetesën në një vend të huaj pa të ardhura është shumë e vështirë. Çdo ndihmë, sado e vogël, do të ishte një lehtësim i madh për ne,” ka thënë ai.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për këtë rast humanitar, mund ta bëjnë këtë përmes llogarisë bankare në Kosovë:

Raiffeisen Bank – Kosovë

Emri i prindit: Idriz Shala

IBAN: XK05 1501 1100 0455 9072

Swift Code: RBKOXKPR

Qyteti: Prishtinë

Familja falënderon paraprakisht të gjithë ata që do të ofrojnë ndihmën dhe solidaritetin e tyre në këtë kohë të vështirë.

The post Djali 13-vjeçar nga Kosova po trajtohet për leukemi në Francë – familja kërkon mbështetje financiare appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT