Në evenimentin WWDC 2025, Apple prezantoi ndryshim më radikal të dizajnit të softuerëve të saj prej mëse një dekade quajtur: Liquid Glass.
Ka ndryshim vizual mbase është thjeshtë një pamje e hershme e asaj çfarë po vjen në të ardhmen me syzet AR të spekuluara që Apple ka menduar ta lançoj vitin e ardhshëm.
Përdoruesit kanë filluar të aludojnë se Liquid Glass po i paraprin debutimit të syzeve AR pasi dizajni duket qartë që është inspiruar nga pajisja Vision Pro VR e Apple.
“Xhami i Lëngshëm” është emërtuar me idenë se secila dritare në telefon është si një copë xhami – e tejdukshme dhe disi reflektuese. Ai i jep ekranit një pamje më elegante, edhe pse në versionin beta për zhvillues, Apple ende nuk i ka rregulluar plotësisht problemet që lidhen me luajtjen me tejdukshmërinë.
Vision Pro ishte larg të qënurit një sukses komercial pasi kushtonte 3,500 dollarë dhe ndryshe nga një kompjuter, nuk është një produkt i domosdoshëm në përditëshmërinë tonë. Megjithatë dizajni UX i Vision Pro ishte impresionues.
Sipas raportimeve nga Mark Gurman i Bloomberg, syzet e shumë përfolura të Apple do të kenë kamera, mikrofonë dhe altoparlantë. Asistenti Siri tashmë i fuqizuar nga AI mund të asistojë në kryerjen e telefonatave, luajtjen e muzikës, përkthimin në kohë reale apo orientime të navigimit.
Në ekran përdoruesit do të mund të shohin njoftime, foto dhe ndërfaqe të tjera. Shumë pak dimë rreth syzeve por jemi të sigurtë që Liquid Glass ka për të qenë pjesë e tyre. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0