Fundjava për Pejën ishte goxha e ngarkuar me lajme jo dhe aq të mira.
Gazetari korrespodent Valdrin Daci në emisionin “Ora Shtatë” tha se fillimisht komandanti i stacionit policor në Pejë është ndryshuar, dhe tani këtë pozitë e bartë Faik Jahmurataj, transmeton Klankosova.tv.
Ai tregon edhe për një rast të kapjes së 1 kilogramë drogë, derisa i dyshuari u vetdorëzua në polici, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ku dhe u gjet substanca narkotike, i njëjti nuk u gjet aty.
Peja nuk shpëtoi pa therje, derisa Daci shton se përleshja mes dy personave të moshave rreth 50-vjeçare në një kafiteri, njëri prej tyre pësoi lëndime nga mjeti i prehtë.
Gazetari po ashtu shton se ka pasur arrestime edhe për ndezje të qëllimshme të zjarreve.
The post Ditë jo të qeta për Pejën – Krejt çka ndodhi gjatë fundjavës appeared first on Klan Kosova.