E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeDitë inaugurimi në kryeqytet: Si shkoi seanca në Kuvendin Komunal të Prishtinës?...

Ditë inaugurimi në kryeqytet: Si shkoi seanca në Kuvendin Komunal të Prishtinës? (VIDEO)

Seanca inaugurale e Kuvendit Komunal të Prishtinës u mbajt sot, ku Përparim Rama mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Rama u betua para asamblistëve gjatë seancës ingauruese, duke u zotuar se do ta udhëheqë kryeqytetin me nder, besnikëri dhe përgjegjësi, në përputhje me ligjin.

Në këtë seancë u betuan gjithashtu edhe 51 anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, raporton Klankosova.tv.

“Unë, Përparim Rama, betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës së Prishtinës me nder dhe besnikëri, në mënyrë të paanshme, me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që të sigurohen kushte për një jetë të qetë për të gjithë”, tha Rama gjatë betimit.

Në të njëjtën seancë, Fehmi Kupina u rizgjodh kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në votim morën pjesë 37 asamblistë, nga të cilët 31 votuan pro, katër kundër dhe dy abstenuan.

Për të mësuar më shumë rreth procesit të seancës inaugurale, ndiqni raportimin e plotë nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT