Përkrah flamurit shtetëror dhe atij kombëtar, pranë ndërtesës së Komunës së Gjakovës u vendos edhe një tjetër flamur, për të shënuar 8 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom.
Sipas përfaqësuesve të këtij komuniteti, kjo ditë i ka gjetur ata më mirë se vitet e kaluara, raporton Klan Kosova.
Emrah Cermjani, drejtor i organizatës Rome in Action, theksoi përmirësimin e kushteve të jetesës dhe arsimimit, duke shtuar se tashmë ka më shumë kuadro të kualifikuara, përfshirë kandidatë për doktoraturë.
Megjithatë, ai theksoi se gjendja ekonomike mbetet shqetësuese, pasi nuk është e barabartë me atë të qytetarëve të tjerë.
Ndërkohë, reagimet e qytetarëve ishin të ndryshme.
Disa shprehën falënderime dhe shpresë për të ardhmen, ndërsa të tjerë, të dëshpëruar nga varfëria, shprehën shqetësimin për situatën e tyre ekonomike, duke përmendur vështirësitë që hasin në përditshmëri.
Kronika më poshtë sjell detaje:


