Dita jashtë ekranit e një prezantuesi lajmesh (VIDEO)

Dita jashtë ekranit e një prezantuesi lajmesh (VIDEO)

Prezantuesi i lajmeve qendrore në Klan Kosova, Kushtrim Reshitaj në kafen e mëngjesit me “Ora Shtatë”, foli për jetën jashtë medias.

Ai thotë se media të merr kohën edhe jashtë vendit të punës, e që duhet përkushtim dhe dashuri që të vazhdosh këtë profesion, transmeton Klankosova.tv.

Reshitaj tregon po ashtu se nëse nuk është në orarin e punës, ose jashtë angazhimit me punë, gjëja që e bën më me qejf është të ndjek ndeshje të sportit.

“Kjo bota e medias pak të merr me vete edhe jashtë vendit të punës, kryesisht gjithçka lidhet me mua me pjesën mediatike. Tash ana profesionale është e ditur, por edhe këto mediat sociale e kanë bërë të veten që gjithmonë merresh me informacione, shkruan informacione, jep mendime për çështje të caktuara, unë e kam pak më pasion shkrimin rreth sportit. Në jetën time vend të veçantë e ka sporti”, u shpreh prezantuesi.

“Pra kryesisht një jetë dinamike, si nga ana e profesionit, por edhe ana e pasionit, e gjejnë një gërshetim të mirë”, tha ai.

The post Dita jashtë ekranit e një prezantuesi lajmesh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.