Prizreni po e mirëpret edhe në këto zgjedhje lokale të 12 tetorit ekipin e televizionit Klan Kosova.
Për dallim nga zgjedhjet nacionale, gazetaret Qendresa Tërshani dhe Sala Gashi kësaj here do të raportojnë nga atje, duke ndjekur nga afër se kë do të zgjedhin prizrenasit për kryetar të Komunës për katër vitet e ardhshme.
Në Prizren, për kryetar komune garojnë tetë kandidatë, ndërsa të drejtë vote kanë mbi 190 mijë qytetarë.
Përveç Prizrenit, gazetaret e Klan Kosovës do të mbulojnë edhe qytetet e Suharekës dhe Dragashit.
Në Suharekë, qytetarët do të mund të votojnë për katër kandidatë për kryetar, ndërsa të drejtë vote kanë mbi 70 mijë votues.
Kurse në Dragash, mbi 40 mijë votues do të mund të votojnë për pesë kandidatë për kryetar komune. /Klankosova.tv
The post Dita e vendimit, Prizreni, Suhareka dhe Dragashi në “llupën” e Qëndresës dhe Salës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.