E shtunë, 31 Maj, 2025
spot_img
HomeShowbizDita e tretë e kampit të Kosovës, përkushtim dhe optimizëm nga futbollistët

Dita e tretë e kampit të Kosovës, përkushtim dhe optimizëm nga futbollistët

Kampi stërvitor i kombëtares së Kosovës u zhvillua sot në ditën e tretë të saj.

Futbollistët, kandidatët potencialë për Kombëtaren A u karakterizua nga puna intensive dhe angazhimi maksimal i futbollistëve.

Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, vazhdoi t’u përcjellë lojtarëve strategjinë dhe filozofinë e lojës, duke vendosur bazat për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, stërvitjet gjatë këtyre ditëve janë fokusuar jo vetëm në aspektin fizik dhe teknik, por edhe në aspektet taktike, duke ndihmuar futbollistët të përshtaten me standardet dhe kërkesat e Kombëtares A.

Pas përfundimit të stërvitjes, disa nga lojtarët e përfshirë në këtë kamp shprehën emocionet dhe përshtypjet e tyre rreth punës dhe atmosferës në këtë grumbullim.

Julind Selmonaj, anëtar i FC Basel U21 u shpreh krenar që është pjesë e këtij kampi dhe vuri në pah se përvoja e fituar këtu do t’i ndihmojë atij në të ardhmen.

Elvir Gashijani, pjesë e KF Llapi e vlerësoi këtë kamp si një mundësi të shkëlqyer për t’i treguar aftësitë e tyre para përzgjedhësit Foda dhe u shpreh optimist se pas paraqitjeve në ekipet kombëtare zingjir do t’i vijë mundësia që vlerat e tij t’i tregojë edhe në Kombëtaren A.

Arianit Fazlija, anëtar i skuadrës gjermane Greuther Fürth II, theksoi se me filozofinë e lojës së trajnerit Foda është adaptuar shumë mirë dhe shprehu shpresën se me punë të vazhdueshme në të ardhmen mund të jetë pjesë e grumbullimeve zyrtare.

Ndërkaq, Aulon Bitiqi nga skuadra suedeze Varbergs BoIS tha se ky zemra e tij rrah për Kosovën dhe e vlerësoi këtë kamp si mundësi të mirë për secilin prej lojtarëve për t’i treguar cilësitë e tyre.

Kampi do të përfundojë nesër me stërvitjen e fundit, e cila do të zhvillohet në mesditë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT