Në Ditën e Presidentit, që shënohet më 24 maj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar themeluesin e shtetit, Ibrahim Rugova, i cili e vendosi këtë datë si simbol të institucionit të kreut të shtetit, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Osmani ka ndarë momente të veçanta me familjen e ish-presidentit Rugova, duke shfaqur imazhe dhe kujtime nga jeta e tij. Në sfond dëgjohet kënga “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, e cila kishte qenë e preferuar e Rugovës dhe njëkohësisht ishte pjesë e garës për himnin shtetëror.
Presidentja u shpreh se trashëgimia politike e Rugovës vazhdon të jetë udhërrëfyese për të ardhmen e Kosovës.
“Sot është Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë. Sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, ka shkruar Osmani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);