Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.
Hamza, përmes një postimi në Facebook, shprehu mirënjohjen për të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim, sipas tij, edukojnë dhe formojnë brezat e rinj.
“Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim edukojnë dhe formojnë brezat e rinj. Faleminderit për punën dhe frymëzimin që u jepni nxënësve çdo ditë. Urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit!”, shkroi i pari i PDK-së./Klankosova.tv


