08:26 / E Diele, 04 Maj 2025 / Gj. Sh
Sot mund të kemi kampionin e ri të Kosovës.
Java e 32-të e Superligës, mbyllet me dy ndeshje interesante, shkruan IndeksOnline.
Drita e ka mundësinë që sot të shpallet kampion i ri i Kosovës, pasi para tifozëve të vet luan ndaj Llapit.
“Intelektualët” kanë 66 pikë, 13 më shumë se Ballkani që renditet në vendin e dytë, ndërsa Llapi është në vendin e tetë me 40 pikë.
Ky do të ishte titulli i katërt në histori për Dritën, pasi e ka fituar në sezonet 2002–03, 2017–18 , 2019–20.
Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet mes Suharekës dhe Ferizajit.
Skuadra suharekase po lufton për mbiijetesë pasi renditet në vendin e nëntë me 33 pikë, derisa Ferizaji është në vendin e pestë, me 45 pikë.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00./IndeksOnline/
