E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDita e Çlirimit, Osmani: 26 vjet më parë mbi tokën e djegur...

Dita e Çlirimit, Osmani: 26 vjet më parë mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke shpërndarë një mesazh të fuqishëm për popullin e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo theksoi rëndësinë historike të datës 12 qershor 1999, kur ushtarët e NATO-s zbarkuan në Kosovë dhe kontribuan në çlirimin e popullit shqiptar, pas një periudhe të gjatë vuajtjesh dhe shtypjeje.

“Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps.”, shkroi Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova e lirë, përjetë krenare!

Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet.

Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps.

Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT