E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDistria Krasniqi kualifikohet në finalen kryesore të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi kualifikohet në finalen kryesore të Kampionatit Botëror

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur një sukses të madh në Kampionatin Botëror të xhudos që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë, duke siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan Gazeta Sinjali.

Distria fitoi me shpejtësi dhe dominim ndeshjen gjysmëfinale ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, duke e mposhtur pas tre gabimeve të kundërshtares, sipas raportimeve të Telegrafit që transmeton Periskopi.

Me këtë fitore, Krasniqi kalon në finale ku do të përballet me xhudisten japoneze Uta Abe, në një përballje që pritet të jetë shumë e fortë dhe emocionuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT