Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit, njofton Klankosova.tv

Distria në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon, francezen Alyssia Poulange.

Krasniqi në çerekfinale mposhti spanjollen Ayumi Leiva Sanchez🇪🇸. Kurse në gjysëmfinale humbi me Ippon, kundër japonezes Kisumi Omori.

Në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë, ajo fitoi ndaj Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke siguruar edhe një sukses tjetër të madh për xhudon kosovare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>