17:39 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Gj. Sh
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit të Zi.
Xhudistja kosovare, në finale fitoi ndaj italianes, Odette Giuffrida me Waza-ari, shkruan IndeksOnline.
Krasniqi në gjysëmfinale e mposhti me IPPON, xhudiste spanjolle, Ariane Toro Soler.
Kujtojmë që në këtë garë të kategorisë -52 kilogram, Krasniqi në raundin e dytë e eliminoi serben, Milica Nikolic, kurse në raundin e tretë holandezen, Naomi van Krevel./IndeksOnline/