E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizDISICON9 në ditën e dytë, diskutime mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në...

DISICON9 në ditën e dytë, diskutime mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në proceset demokratike

Dita e dytë e DISICON9 nisi me fjalët përshëndetëse nga Nathalie Niedoba, Zëvendës Shefe e Misionit, Ambasada e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Mary Ann Hennessey, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Désirée Bonis, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Holandës në Kosovë, Giovanni Tordini, Përfaqësues Resident i LuxDev në Kosovë dhe Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë për Kosovën në NDI.

Ata shpalosën temat kryesore të diskutimeve që do të zhvillohen gjatë ditës, duke u fokusuar në rolin e inteligjencës artificiale në proceset demokratike dhe mënyrat se si media, politika publike dhe shoqëria civile mund të forcojnë reziliencën demokratike, të mbrojnë integritetin e zgjedhjeve dhe të adresojnë rreziqet digjitale.


DISICON synon të krijojë një platformë për dialog mbi sfidat dhe mundësitë që teknologjia digjitale sjell për demokracinë në rajon. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT