Një grup fëmijësh është kapur nga qytetarët teksa në rrethana të dyshimta hapnin dyert e disa automjeteve në një zonë parkimi në Fushë-Kosovë.
Pamjet e siguruara nga lexuesit dhe dërguar në redaksinë e klankosova.tv tregojnë qartë momentin kur fëmijët tentojnë të hapin automjetin, njërin prej tyre madje të tipit ‘Range-Rover’.
Ende nuk është e qartë nëse nga ky incident janë shkaktuar dëme materiale apo nëse saktësisht bëhet fjalë për një tentim vjedhje.
Redaksia e klankosova.tv, ka kërkuar një prononcim nga Policia e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur një përgjigje zyrtare.
The post Disa fëmijë kapen duke hapur në rrethana të dyshimta dyer automjetesh në Fushë Kosovë?! (FOTO) appeared first on Klan Kosova.