Disa arinj nxorën një kufomë nga varri, Muharremaj: Rast shumë i rëndë (VIDEO)

Disa arinj nxorën një kufomë nga varri, Muharremaj: Rast shumë i rëndë (VIDEO)

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është deklaruar rreth rastit ku disa arinj janë futur në pronën e një banori në Bllacë, dhe po ashtu në varreza.

Sipas dëshmitarëve, kafshët nxorën një trup nga varri.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Muharremaj tha se ka vizituar qytetarin të cilit iu dëmtuan koshere të bletëve, derisa sipas të parit të komunës, dëmi kap vlerën e mbi 5000 eurove, transmeton Klankosova.tv.

Sa i përket kufomës, Muharremaj thotë se me të është marrë Policia e Kosovës.

“Nuk është rasti i lehtë, me ju thënë të drejtën është rast shumë i rëndë, sidoqoftë s’kemi çfarë të bëjmë. E dini, janë të mbrojtura, dhe kështu është problem me e kry këtë problem të komunës, si kryetar i komunës”, tha tutje ai.

The post Disa arinj nxorën një kufomë nga varri, Muharremaj: Rast shumë i rëndë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.