E hënë, 19 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeDiplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për "rinisje" të raporteve

Diplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve

Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe ata të Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur pajtim për një marrëveshje për “rinisjen” e raporteve të tyre pas Brexit-it, kanë bërë të ditur disa diplomatë, të hënën, teksa kryeministri britanik, Keir Starmer, po përgatitet t’i presë shefat e bllokut evropian në një samit në Londër gjatë 19 majit.

Diplomatë të BE-së kanë thënë se shtetet anëtare i kanë dhënë dritën e gjelbër një treshe tekstesh që pritet të nënshkruhen në samit: një Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje, një deklaratë të solidaritetit BE-Mbretëri e Bashkuar, dhe një Mirëkuptim të Dyanshëm për çështje të ndryshme, nga tregtia dhe peshkimi, deri te lëvizja e të rinjve, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.

Bisedimet thuhet të kenë zgjatur deri në natën e së dielës për zgjidhjen e disa pikave kyç, teksa çështja e ndjeshme e të drejtave të peshkimit ka qenë në krye të listës.

Sipas marrëveshjes përfundimtare, Britania do t’i mbajë ujërat e saj të hapur për peshkatarët evropianë për 12 vjet, pasi të skadojë marrëveshja aktuale më 2026, në këmbim të lehtësimit pa afat të caktuar të rregullave të bllokut për importet e ushqimeve nga Mbretëria e Bashkuar.

Sa i përket çështjes së lëvizjes së të rinjve – një burim tjetër kyç i përplasjes, teksa Londra druan se një skemë e tillë mund të shpie në kthim të lirisë së lëvizjes ndërmjet BE-së dhe Britanisë – negociatorët raportohet të jenë pajtuar në përgjithësi për pikat kryesore.

Britania braktisi Bashkimin Evropian më 1 shkurt 2020, pas një referendumi të mbajtur më 2016, ku 51.89 për qind e pjesëmarrësve zgjodhën të ashtuquajturin Brexit – largimin nga blloku evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT