Ajo që nuk po ndodh në Lindjen e Mesme, po ndodh në Kosovë.
Nxënës nga Izraeli dhe Palestina janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët për diplomacinë rinore, e cila po zhvillohet bashkë me të rinj nga Kosova.
Qëllimi i konferencës është të promovojë dialogun, bashkëpunimin ndërkulturor dhe përfshirjen e të rinjve në diplomaci dhe çështje globale, njofton Klankosova.tv.
Gazetarja Qendresa Bellagoshi ka intervistuar Jon Hoxhën, sekretar i organizimit të ngjarjes, i cili u shpreh se qëllimi është aktivizimi i të rinjve në diplomaci dhe në debat për temat globale, në mënyrë që edhe të rinjtë tanë të kenë mundësi të adresojnë problemet e tyre.
The post Diplomacia rinore – Palestinezë e izraelitë debatojnë në Prishtinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.