Dion Gallapeni, djaloshi që shkëlqeu ndaj Suedisë – asistim, duele të fituara dhe siguri në mbrojtje

Dion Gallapeni, djaloshi që shkëlqeu ndaj Suedisë – asistim, duele të fituara dhe siguri në mbrojtje

Fitorja 2-0 e Kosovës ndaj Suedisë solli shumë heronj në “Fadil Vokrri”, por një nga më të spikaturit ishte pa dyshim Dion Gallapeni. Mbrojtësi i majtë zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke dhuruar asistimin për golin e parë të ndeshjes dhe duke qenë i pakalueshëm nga sulmuesit suedezë.


Statistikat e tij flasin qartë për ndikimin në lojë: 48 prekje topi, 18 pasime të sakta nga 23 (78%), 2 pasime kyçe dhe 1 asist që hapi rrugën e fitores.

aspektin ofensiv, ai tentoi 2 krosime, edhe pse pa saktësi, ndërsa me topat e gjatë u tregua më i rrezikshëm: 5 tentativa, 2 të sakta.

Me këtë performancë, ai jo vetëm që fitoi vlerësime të larta nga analistët, ndërsa SofaScore e vlerësoi me notën 7.8, por edhe respektin e tifozëve, të cilët e panë si një shtyllë të rëndësishme të fitores së parë të Kosovës në këto kualifikime.

Këtë vit, Gallapeni siguroi transferimin në Poloni te Widzew Łódź nga FC Prishtina për shifrën prej 300 mijë eurosh, dhe e ka filluar mirë aventurën e tij atje duke shënuar edhe golin e parë. /Telegrafi/