E hënë, 28 Prill, 2025
spot_img
HomeSportDinamo i Arbër Hoxhës futet në garë për titull, javën e ardhshme...

Dinamo i Arbër Hoxhës futet në garë për titull, javën e ardhshme e luajnë derbin ndaj Hajdukut – Indeksonline.net

Dinamo Zagreb ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Rijekës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në elitën e futbollit kroat.

Me këtë fitore, Dinamo është futur sërish në garë për titull kampion (55), pasi është vetëm një pikë mbrapa liderit, Rijekës dhe vendit të dytë Hajduk Splitit (56), shkruan Indeksonline

Arbër Hoxha që është pjesë e Dinamo Zagrebit, në këtë ndeshje luajti disa minuta dhe tregoi paraqitje të mirë.

Në javën e ardhshme, saktësisht me datën 3 maj, Dinamo luan derbin me Hajdukun e Splitit – ku do jetë një ndeshje tejet interesante./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT