Dimal Bashën kryeparlamentar e uruan shumë, por jo shefi i partisë së vet.
Albin Kurti s’e ka thënë akoma asnjë fjalë për zgjedhjen e Bashës në këtë pozitë, anipse kanë kaluar 24 orë, transmeton Klankosova.tv
As oponentë të tjerë kryesorë të Vetëvendosjes nuk kanë reaguar dhe kjo siç duket po tregon njëfarë dëshpërimi për kolegun e tyre, që e propozuan për dy herë.
Se ky zhvillim ka shkaktuar krisje brenda kësaj partie e dëshmon dorëheqja e Liburn Aliut nga pozita e ministrit të Infrastrukturës.
Aliu është një nga figurat kyçe që e ndihmoi Kurtin në rritjen e partisë ndër vite dhe ka qenë në vazhdimësi i afërt me liderin e Vetëvendosjes.
Heshtja e liderit të VV-së pasi zgjodhën Bashën në krye të Kuvendit, pritet të shihet nëse është shenjë e qartë se Vetëvendosja po përjeton krisë brenda partisë. /Klankosova.tv
The post Dimal ‘fitil’ Basha nuk u urua akoma nga shefi i partisë Albin Kurti appeared first on Klan Kosova.