Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vjen në intervistë në Rubikon të Klan Kosova për të folur për qëndrimet e fundit të kësaj partie, votimit të Kryetarit të Kuvendit shtatë muaj prej përfundimit të zgjedhjeve si dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.
– Pse PDK-ja nuk e mbështeti me votë kandidaturën e Dimal Bashës, në seancën e së dielës?
– Çka ndryshoi deri të martën, që PDK-ja ta votojë Dimal Bashën si kryeparlamentar?
– Pse sipas Krasniqit, Dimal Basha nuk i plotëson as kriteret bazë për pozitën që e mori?
– Çfarë roli do të luajë PDK-ja në zhbllokimin e ngërçit institucional?
– A do të bashkëpunojë PDK-ja me Kurtin për t`ia siguruar atij mandatin e tretë në krye të qeverisë?
– Çka pret PDK-ja nga zgjedhjet lokale?
Këto dhe shumë çështje të tjera i diskutojmë sonte me Memli Krasniqin nga ora 20:45, në Klan Kosova.
The post Dimal Basha Kryeparlamentar / Sonte në Rubikon flet kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi appeared first on Klan Kosova.