Tuesday, March 24, 2026
spot_img
HomeLajmeDilema kushtetuese, kur pritet ta japë verdiktin Gjykata? – Kadri Kryeziu sot...

Dilema kushtetuese, kur pritet ta japë verdiktin Gjykata? – Kadri Kryeziu sot në “DPT te Fidani”

Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutohet për verdiktin që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani, pasi legjislativi nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Gjithashtu, me Kryeziun do të diskutohet edhe për çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, temë për të cilën Osmani i është drejtuar Kushtetueses sërish.

Kur pritet ta japë verdiktin Kushtetuesja për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Çka thotë Kushtetuta, kush ka të drejtë në këtë çështje?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT