E hënë, 9 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDikur tallte Biden, për pak sa nuk rrëzohet në shkallët e avionit...

Dikur tallte Biden, për pak sa nuk rrëzohet në shkallët e avionit edhe Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpëtuar pa lëndime në një incident mbrëmjen e kaluar, teksa po ngjitej në shkallët e avionit presidencial Air Force One.

Gjatë ngjitjes, ai është penguar dhe për pak ka rrezikuar të rrëzohet, një moment që ka rikujtuar pamjet e ngjashme të paraardhësit të tij Joe Biden, i cili shpesh ka qenë i përfolur për situata të tilla që kanë ngjallur dyshime mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Videoja e incidentit është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga komentuesit, ku disa nga ta kanë përdorur shprehjen e famshme “karma” për të komentuar ngjarjen.

Megjithatë, Trump u kthye në këmbë shpejt dhe nuk pati asnjë lëndim të dukshëm, duke vijuar më pas në aktivitetet e tij të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT