E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeDigjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen dy fëmijë

Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen dy fëmijë

Një njësi e orëve të rrymës është djegur mbrëmjen e sotme në një objekt në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë, ku për pasojë dy fëmijë kanë marrë lëndime.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Mal Gashi, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Gashi tha se fëmijet e lënduar kanë marr trajtim mjekësor ndërsa nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Per kete raste , ju konfirmoj se ekipet e zjarrfikjes dhe shpetimit kanë marr pjese ne kete raste , zjarr kishte pasur ne siguresa te rrymes. Ekipet Mjekesore jane marr me trajtimin e dy femijeve . Nuk e dina shkaqet dhe arsyet e lendimit te tyre”, tha Gashi./

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT