Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeDigjet një shtëpizë dhe një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’ka të...

Digjet një shtëpizë dhe një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’ka të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një shtëpizë me kuzhinë verore dhe një stallë të kafshëve në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ankuesja, një grua kosovare, ka raportuar incidentin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, por ka dëme materiale.

Rasti po hetohet.

“Fsh. Madanaj, Gjakovë  06.03.2026 – 15:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se zjarri ka kapluar një shtëpizë me  kuzhinë verore si dhe një stallë të kafshëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT