Digjet një kontejnerë në Prishtinë, përfshihet dhe një veturë – nuk ka të lënduar

Digjet një kontejnerë në Prishtinë, përfshihet dhe një veturë - nuk ka të lënduar

Një kontejnerë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 06:30 me ç’rast është djegur dhe një pjesë e një veture në rrugën “Ismet Hoti”, në Prishtinë.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.


“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Ismet Hoti’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Pllana.

Sipas tij, policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin. /Telegrafi/