Digjet deponia e veturave në Katundin e Ri në Pejë (VIDEO)

Digjet deponia e veturave në Katundin e Ri në Pejë (VIDEO)

Një deponi e veturave është përfshirë nga zjarri në fshatin Katund i Ri në Pejë, këtë të diel.

Banorët për Klankosova.tv kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet të jetë zjarri ende.

Sipas banorëve të fshatit Katundi i ri, zjarri ka shpërthyer nga ora 10 e mëngjesit dhe ende s’është lokalizuar.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. /Klankosova.tv

The post Digjet deponia e veturave në Katundin e Ri në Pejë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.