E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/digjet-ara-me-2-hektare-grure-ne-bardhosh-pronari-fajeson-institucionet-pergjegjese-video/Digjet ara me 2 hektarë grurë në Bardhosh - pronari fajëson institucionet...

https://klankosova.tv/digjet-ara-me-2-hektare-grure-ne-bardhosh-pronari-fajeson-institucionet-pergjegjese-video/Digjet ara me 2 hektarë grurë në Bardhosh – pronari fajëson institucionet përgjegjëse (VIDEO) – Klan Kosova

Një arë në fshatin Bardhosh të Prishtinës e mbjell me grurë, u kaplua nga flakët pasditen e së shtunës, e të cilat u përhapën në më shumë se dy hektarë.

Për këtë pronari i tokës, Halit Arifi, fajëson institucionet përgjegjëse për neglizhencën ndaj mbeturinave afër tokave bujqësore nga të cilat thotë se i erdhi zjarri.

E ata që ndërhynë për të shuar zjarret treguan se përveç flakëve problem kishin edhe erën. Shqetësimin për mbeturinat që vazhdimisht hidhen pranë arave, shprehu edhe një bujk tjetër.

Një njohës i mjedisit e cilëson shqetësuese praninë e mbeturinave pranë tokave bujqësore.

Sipas pronarit të tokës, flakët kanë shkaktuar dëme që arrijnë mijëra euro, ndërsa nuk pret që dikush t’i kompensojë humbjet.

Ndiqni kronikën në vazhdim:

The post Digjet ara me 2 hektarë grurë në Bardhosh – pronari fajëson institucionet përgjegjëse (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT