Mëngjesin e hershëm të së mërkurës rreth orës 04:20, një incident i rëndë ka ndodhur në një auto sallon në fshatin Preoc të Graçanicës, ku pesë automjete janë përfshirë nga flakët.
Lajmin e ka konfirmuar ankuesi, një mashkull kosovar, i cili njoftoi për zjarrin që dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht.
Sipas autoriteteve, lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, mashkull kosovar, i cili pas trajtimit mjekësor në repartin e psikiatrisë në QKUK, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse dhe autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të incidentit. /Telegrafi/