Digjen gomat, tymi “mbulon” magjistralen Kaçanik-Ferizaj (VIDEO)

Digjen gomat, tymi “mbulon” magjistralen Kaçanik-Ferizaj (VIDEO)

Një zjarr ka shpërthyer në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër lumit Lepenc, të mërkurën.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka pohuar se janë djegur disa goma, dhe se kur zyrtarët policorë dolën në vendin e ngjarjes aty vetëm se ishin zjarrëfikësit duke u shuar zjarrin.

“Gjatë kontrollit nuk është hasur ndonjë pronar i tokës, dhe nga patrullimi përreth është konstatuar se nuk ka kamera sigurie në atë lokacion”, ka thënë Veseli. /Klankosova.tv

The post Digjen gomat, tymi “mbulon” magjistralen Kaçanik-Ferizaj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.