Klubi FC Feronikeli 74 ka njoftuar se futbollisti i tyre, Diellor Beseni, i lënduar në ndeshjen e fundit kundër FC KEK-ut, ka pësuar një frakturë të kafkës dhe sot ka kryer me sukses një intervenim mjekësor.
Sipas klubit, “aktualisht, Diellori po qëndron nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është e përcaktuar.”
“E gjithë familja e FC Feronikelit është pranë tij dhe i uron shërim sa më të shpejtë. Klubi shprehet optimist se Beseni së shpejti do të kthehet në stërvitje dhe të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave.”E gjithë familja e klubit është pranë tij në këto momente dhe i uron shërim sa më të shpejtë.
Klubi shpreson që Diellori së shpejti do të kthehet në stërvitje dhe të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave tona.”
“FORCA DIELLOR — JEMI ME TY!” thuhet në njoftimin e klubit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!