Dibran Hoxha ‘Kobra’ dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në lokalin “Cobra City”

news image

Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen që ndodhi në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, ka përfunduar me aktgjykim në shkallë të parë.

Dibran Hoxha, i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City”, është dënuar me 23 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje ka marrë 2 vite burgim. Dënimi unik për të, i njohur me nofkën “Kobra”, është përcaktuar në 24 vite burgim.

I akuzuari Roland Susuri, për tri vepra penale, është dënuar me burgim unik prej 7 vitesh: pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj, manipulim me prova 4 vite e 6 muaj, dhe armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj.

Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje është dënuar me 1 vit burgim.

Burim Mazreku për manipulim me prova ka marrë 1 vit burg, ndërsa Jesmir Badallaj për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje është dënuar me 2 vite burgim unik.

Kujtojmë se më 9 shtator 2025, i akuzuari Dibran Hoxha ka dhënë mbrojtjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/