Dy futbollistët cilësorë të Llapit, Arianit Hasani dhe Elvir Gashijani, kanë zgjedhur të qëndrojnë në skuadër, duke rinovuar kontratat e tyre deri në vitin 2027.
Ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit të drejtuar nga trajneri Tahir Batatina.
Skuadra llapjane ka bërë të ditur të shtunën se ndihet krenare për këta lojtarë, të cilët tashmë quhen “diamantët e Llapit”.
“Klubi ynë ndihet krenar që në gjirin e tij ka futbollistë të tillë, të cilët tashmë janë cilësuar si ‘diamantët e Llapit’, me pritshmëri që shumë shpejt të shndërrohen në emra të mëdhenj edhe në futbollin evropian. Një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e tyre ka pasur edhe trajneri Tahir Batatina, i cili u ka besuar jashtëzakonisht shumë dhe vazhdon të besojë se, me punën dhe përkushtimin e tyre, do të transferohen së shpejti në klube evropiane. Prania e tyre në skuadër është garanci për cilësi, spektakël dhe gola të jashtëzakonshëm në fushë.”, ka shkruar Llapi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!