Gazetari dhe publicisti i njohur, Adriatik Kelmendi, ka deklaruar se nuk ka cenim më të madh të sigurisë së Kosovës sesa prishja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se nuk ka trimërim më të madh për Serbinë, pas vendimit të sotëm nga ShBA-ja për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.
Kelmendi ka thënë se presidentja Vjosa Osmani duhet që sot të ndërmarrë masa për atë që u kumtua nga ShBA-ja për vendin.
“Nëse Presidentja Osmani është partnere e ShBA-së, ashtu siç na ka thënë gjithmonë, duhet qysh sonte të ndërmarrë veprime konkrete. Me urgjencë ta thërrasë mbledhjen e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, sipas autorizimeve që ia jep detyra. Nuk mjafton dhënia e opinioneve. Nuk është opinioniste”, ka thënë Kelmendi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Veprimet e ekzekutivit kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”, tha sot ambasada amerikane në Prishtinë. /Klankosova.tv
The post Dialogu Strategjik, Kelmendi: Osmani sonte duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare appeared first on Klan Kosova.