Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit të Von der Leyen me Vuçiqin

Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit të Von der Leyen me Vuçiqin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paraditen e sotme është ndalur për vizitë në Serbi.

Në Beograd, ajo është pritur nga kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me zyrtaren e lartë evropiane tha se me të kanë diskutuar për tema të ndryshme, në mesin e të cilave edhe dialogu Kosovë-Serbi, njofton Klankosova.tv

“Jam mirënjohës që ajo erdhi në Beograd në këtë moment dhe shpresoj se do të kemi më shumë takime para fundit të vitit”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Von der Leyen foli në Beograd rreth integrimit evropian të Serbisë. Ajo tha se është momenti i duhur që ky vend të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit.

“Faleminderit për bisedën e hapur dhe të ndershme. Ne jetojmë në një botë të fragmentuar ku hendeku midis demokracive dhe autokracive po zgjerohet. Qëndrimi ynë nënkupton liri, jo shtypje, duke përfshirë të drejtën për tubim paqësor, për diplomaci në vend të agresionit”, theksoi ajo.

“Pothuajse dy dekada më parë, Serbia bëri një zgjedhje për t’u bashkuar me Bashkimin tonë. Nuk ishte vetëm një zgjedhje strategjike.Ishte gjithashtu një zgjedhje e zemrës.Ishte kërkesa e popullit të Serbisë. Pra, ne mezi presim që Serbia të dyfishojë përpjekjet në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Pas Serbisë, Von der Leyen vjen në Kosovë ku pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Von der Leyen vjen në Kosovë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

The post Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit të Von der Leyen me Vuçiqin appeared first on Klan Kosova.