Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali, në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i tha se vizita ofroi një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e perspektivave për situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Sipas njoftimit, Barduani përshkroi edhe angazhimin e KFOR-it për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të nxitur një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në vend, transmeton Klankosova.tv.
“Gjenerali Barduani shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj KFOR-it”, thuhet tutje në njoftim.
The post Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke appeared first on Klan Kosova.