Dy persona me precedentë të mëparshëm penalë janë ndaluar nga Policia e Vlorës, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në lagjen “Bashkimi”, pranë “Tregut të Çoles”.
Të dyshuarit, E. S., 37 vjeç, dhe K. N., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, dyshohet se kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, i cili ndodhet aktualisht i shtruar në repartin e Reanimacionit në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas Policisë, dhuna ka ardhur për motive të dobëta, ndërsa pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe ndalimin e autorëve, përmes veprimeve të shpejta hetimore dhe këqyrjes së pamjeve filmike, raporton euronews.albania.
Mësohet se E. S. është i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje” me armë zjarri, ndërsa K. N. ka qenë i dënuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!