Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte dhunuar një grua.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 21.09.2025 rreth orës 01:00, në Malishevë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 21.09.2025-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/