Dhunohet rëndë i riu në Korçë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

news image

Një i ri është gjetur i dhunuar në një lagje periferike të qytetit të Korçës pasditen e kësaj të shtune.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave, ndërsa vet i riu shprehet se nuk e mban mend kush e ka dhunuar, raporton euronews.albania.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/