Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka dhunuar një person më 19 gusht të këtij viti.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete CZ me një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gram substancë narkotike e llojit kokainë, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se, i njëjti kishte kryer veprat e lartcekura. Një viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete CZ me një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gram substancë narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
The post Dhunohet një person në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari appeared first on Klan Kosova.